10 arsye pse duhet të studiosh në Fakultetin e Drejtësisë të universitetit “Luarasi”

Jun 28, 2024 | 13:22
SHPËRNDAJE

NGA PROF. ASOC. DR. ADMIR BELISHTA admir belishta

Në Shqipëri funksionojnë një tërësi universitetesh dhe fakultetesh publike dhe jopublike. Ajo që i bën bashkë të gjitha këto universitete dhe fakultete është ofrimi i dijes, apo i mësimdhënies, por kur vjen fjala për cilësinë e këtij lloj shërbimi publik, sigurisht që midis tyre ka një vijë ndarëse, e cila bën edhe dallimin apo diferencën.

E nëse referohemi tek analiza e Fakulteteve të Drejtësisë, konstatojmë se tek ne janë një numër i konsiderueshëm fakultetesh të tilla, por pa hezitim dhe me plot argumente si lider në këtë fushë do të veçonim Fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Luarasi”. Është një fakultet i krijuar në vitin 2003, me një eksperiencë të konsoliduar në fushën e mësimdhënies, mbi 20-vjeçare, që ka dhënë prova për kredibilitetin e vet. Duhet theksuar fakti se me këtë fakultet identifikohet dhe simbolizohet themelimi i vetë universitetit “Luarasi”, i cili u jetësua nga një emër i njohur për juristët dhe jo vetëm, nga profesor doktor Aleks Luarasi, profesori i cili shërbeu për disa dekada në sektorë të ndryshëm të drejtësisë, deri edhe në përfaqësimin e shtetit shqiptar në Komisionin e Venecias.

Universiteti Luarasi

Të listosh apo nominosh faktet diferencuese dhe konkurruese të këtij fakulteti, padyshim që nuk është aq e lehtë, pasi ato janë të shumta, por te ky shkrim do të ndaleshim vetëm te 10 faktet apo arsyet më kryesore që i japin fakultetit cilësinë e liderit në fushën e drejtësisë.

I. Vlera akredituese e programeve dhe e diplomave të universitetit “Luarasi”, në përgjithësi dhe Fakultetit të Drejtësisë në veçanti. Në këtë drejtim duhet evidentuar fakti se akreditimi i universitetit “Luarasi” është bërë për një periudhë 6-vjeçare, maksimumi i afatit të akreditimit apo certifikimit që ka bërë Agjencia Britanike, e cila ka akredituar universitetet shqiptare.

II. Programi i studimit 5-vjeçar, me master të integruar e ku këtë vit akademik ka përfunduar viti i katërt i këtij programi. Përqasja e kurikulave dhe e moduleve me rëndësi teorike dhe praktike e në harmoni të plotë me ato të fakulteteve homologe, vendëse dhe të huaja, duke qenë jo vetëm bashkëkohore, por edhe sipas standardeve të Bashkimit Europian, organizëm ku vendi ynë synon anëtarësimin e plotë.

III. Stafi akademik dhe ai administrativ i kualifikuar, me eksperiencë të konsiderueshme dhe tepër i përkushtuar, në funksion të çdo lloj trajtimi kërkesash të studentëve. Theksojmë faktin se minimumi i kualifikimit të stafit akademik është me gradën shkencore Dr. e ku aktualisht po synohet marrja e profesorëve me tituj shkencorë Prof. Asoc. dhe Prof. Dr., duke përzgjedhur në këtë mënyrë jo vetëm staf akademik të nivelit të lartë shkencor, por edhe me eksperiencë të konsoliduar në profilet apo fushat e së drejtës.

Pikërisht për shkak të këtyre kapaciteteve apo burimeve njerëzore akademike, me grada e tituj shkencorë, ne si fakultet jemi duke synuar aplikimin për studime të thelluara doktorale në drejtësi. Gërshetimi i dijeve teorike të studentëve me eksperiencën praktike përbën një element shumë pozitiv dhe dallues në raport me fakultetet e tjera. Kjo gjë, në sajë të përzgjedhjes së stafit akademik dhe me eksperienca të gjata e të konsoliduara në fushën e praktikës. Një gjë e tillë u shërben se tepërmi studentëve në formimin e tyre.

IV. Frekuentimi apo pjesëmarrja masive e studentëve në leksione dhe seminare, duke mbushur auditorët e fakultetit. Kjo përbën një tregues sinjikativ në lidhje me cilësinë e mësimdhënies. Stafi akademik i kualifikuar dhe aplikimi prej tij i formave apo metodikave produktive dhe efiçente në mësimdhënie përbën një aset apo tipar dallues në raport me fakultetet dhe universitetet e tjera. Cilësia e mësimdhënies është çelësi apo guri i suksesit në Fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Luarasi”. Ky tregues i prekshëm ka ndikuar dukshëm jo vetëm te treguesit sasiorë e cilësorë të studentëve, por edhe te performanca, emri apo integriteti i vetë Fakultetit të Drejtësisë së universitetit “Luarasi”.

V. Tregu i garantuar i punës i studentëve që mbarojnë Fakultetin e Drejtësisë së universitetit “Luarasi”. Në lidhje me ketë aspekt duhet të nënvizojmë faktin se studentët që kanë dalë nga auditorët e këtij fakulteti kanë qenë të parët nga universitetet jopublike, që kanë fituar konkursin e Shkollës së Magjistraturës, e që sot ky numër nga ky fakultet është rritur ndjeshëm, ku gati 20 prej këtyre studentëve i gjejmë gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë. Jo vetëm kaq, por studentët që kanë përfunduar këtë Fakultet Drejtësie i gjejmë sot të punësuar edhe në sektorë shumë të rëndësishëm të administratës shtetërore, si dhe në atë të sipërmarrjes private.

VI. Funksionimi prej disa vitesh në këtë fakultet i Masterit Profesional të Sigurisë dhe Rendit Publik, i cili është një program i veçantë dhe unik në vendin tonë. Po kështu, jemi në fazën e organizimit dhe funksionimit të kurseve disamujore të certifikuara për trajnimin e konsulentëve apo këshilltarëve ligjorë në lidhje me investitorët e huaj. Ky trajnim profesional do të konsistojë në fushën e kuadrit ligjor si dhe të kontratave, që garanton jo vetëm praninë e investitorëve të huaj, por edhe sipërmarrjen e tyre në vendin tonë.

VII. Sistemi i bursave për studentët e shkëlqyer, por jo vetëm, pasi te ky sistem përfshihen edhe ata studentë që u përkasin target-grupeve në nevojë etj.. Kjo përbën një sistem vlerësimi, suporti dhe promovimi vlerash, tashmë të konsoliduar në Fakultetin e Drejtësisë në veçanti dhe në universitetin “Luarasi” në tërësi.

VIII. Ndërmarrja e nismave që synojnë ndërkombëtarizimin e fakultetit, si dhe të qenurit partnerë të besueshëm në projekte të ndryshme me fakultete homologe të vendeve më të zhvilluara. Kjo gjë dëshmohet së fundmi edhe nga pjesëmarrja dhe asistimi nga stafi akademik dhe nga studentët në programe të ndryshme kualifikimi apo trajnimi. Evidentojmë këtu faktin e ndjekjes me kohë të plotë semestrale të Programeve Erasmus e jo vetëm nëpër fakultete të njohura jashtë vendit, nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të universitetit “Luarasi”, apo pjesëmarrja e pedagogëve të këtij fakulteti në këtë projekt, si dhe në projekte të tjera. Citojmë gjithashtu këtu edhe marrëveshjen e fundit të lidhur midis Fakultetit të Drejtësisë së universitetit “Luarasi” dhe Fakultetit të Drejtësisë së Abat Oliba CEU, të Barcelonës në Spanjë.

IX. Pjesëmarrja e studentëve në konkurse të ndryshme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Duhet evidentuar fakti se studentët e Fakultetit të Drejtësisë të universitetit “Luarasi” kanë marrë pjesë aktive ndër vite, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare të rëndësishme, të cilat ishin konkurse në formë gjyqesh imituese. Theksojmë faktin se në këto konkurse studentët e këtij fakulteti kanë bërë një paraqitje dinjitoze, ku mjafton të përmendim përfaqësimin shtetëror në konkursin rajonal të “Moot Court Albania”, të zhvilluar në qytetin e Nishit, Serbi, duke arritur këtu edhe perfomancën më të mirë të Shqipërisë në këtë kompeticion. Ndërkohë që në konkursin e vjetshëm, ky fakultet u shpall përsëri fitues në konkursin e organizuar nga “Halimi Foundation Institute”, mes 16 Fakulteteve të Drejtësisë shqipfolëse, e ku skuadra fituese përveç stimulit material, pret edhe një vizitë studimore në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg. Këta tregues flasin qartësisht për cilësinë e studentëve dhe të stafit akademik të këtij Fakulteti Drejtësie.

X. Trajnimet praktike përbëjnë vlera unike dhe të veçanta, të cilat e dallojnë nga të tjerët këtë Fakultet Drejtësie. Këtu mund të ndalemi te dy komponentë apo elementë evidentues. Konkretisht tek:

-Klinika ligjore “Luarasi”, e cila është një histori unike suksesi, krahasuar me të gjitha Fakultetet e tjera të Drejtësisë. Treguesit e saj cilësorë dhe sasiorë e dëshmojnë një fakt të tillë. Duhet theksuar fakti se kjo klinikë kryen njëkohësisht disa funksione, ku jo vetëm ofron shërbime apo ndihmë juridike parësore falas për personat në nevojë, por njëherazi u mundëson studentëve rritjen e nivelit të tyre profesional në dimensionin praktik, nëpërmjet ushtrimit prej tyre në këtë klinikë të praktikave mësimore apo profesionale. Grupe jo të vogla të studentëve të këtij fakulteti trajnohen gjithashtu edhe Drejtoria e Ndihmës Juridike të garantuar nga shteti, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kjo sigurisht përbën një element tjetër domethënës të këtij fakulteti.

-Pjesëmarrja e studentëve për çdo vit akademik nëpër gjyqe imituese apo simuluese të zhvilluara në salla reale gjykimi në gjykate, duke u kthyer një gjë e tillë në një traditë dhe praktikë të konsoliduar për studentët dhe vetë fakultetin. Kjo sigurisht ndikon pozitivisht në formimin e tyre si juristë të ardhshëm edhe në aspektin apo dimensionin praktik.

Pra, për të gjitha këto fakte dhe tregues të matshëm dhe të prekshëm, të cilët konstatohen lehtësisht në Fakultetin e Drejtësisë të universitetit “Luarasi”, mund të themi pa hezitim që ky fakultet përbën një model në fushën e arsimit në Shqipëri, njëherazi bën dhe diferencën midis Fakulteteve të Drejtësisë, jo vetëm atyre jopublike, por edhe atyre publike. Duke qenë se tashmë është momenti kohor i duhur, Fakulteti i Drejtësisë i universitetit “Luarasi”, dekanati dhe stafi akademik i këtij fakulteti u drejtohet dhe fton të gjithë maturantët, të cilët duan të studiojnë për drejtësi, që të bëhen pjesë e programit të studimit të këtij fakulteti, si një fakultet serioz dhe dinjitoz, i cili garanton karrierën e tyre profesionale. Koha për të vendosur është pikërisht tani! Investoni për profesionin dhe të ardhmen tuaj!

* Dekan i Fakultetit të Drejtësisë. Universiteti “Luarasi”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura