“10 oligarkë morën 2100 tendera vitin e shkuar”- Tabaku: Rama ka falimentuar biznesin e ndershëm dhe ka varfëruar shqiptarët

Oct 1, 2020 | 17:30
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit ky i cili ka deklaruar se opozita i quan paturpësisht oligarkë disa biznesmenë, pasi sipas tij nuk janë të tillë.

tabaku

Në një intervistë për Neës 24, Tabaku është shprehur se vitin e shkuar Rama i ka dhënë 10 oligarkëve 2100 tendera, që sipas saj 1 në tre prej tyre janë fituar pa garë.

Tabaku ka theksuar se Rama ka  falimentuar biznesin e ndershëm dhe ka varfëruar shqiptarët.

“Më vjen mirë që e pranon vetë se këta janë 10 oligarkët.

Dy gjëra që t’i kuptojë Rama dhe t’i kuptojnë ata që ka rreth e rrotull që e mësojnë dhe që ia thonë.

Tatimi mbi fitimin ka qenë 10%, është rritur 15%. Matematikë e thjeshtë që po e dyfishove tatim fitimin paguan më shumë biznesi, do mbajë më pak për investime dhe do të paguajë më shumë.

Së dyti, këto 10 biznese që thotë Rama, janë 10 oligarkët e tij sepse ashtu siç e pranon edhe vetë dhe ashtu siç e tregon regjistri kombëtar i llogarive dhe i tatimeve dhe çdo bilanc zyrtar i dorëzuar të vetmet biznese që kanë qenë me rritje të fitimit kanë qenë bizneset që kanë marrë koncesione.

Norma më e lartë e fitimit është tek koncesionet, shkon norma e fitimit deri në 50% ndërkohë që një biznes i vogël sot ul qepenin sepse nuk ka xhiro.

Po të marrësh 50% fitim do të paguash më shumë tatim fitim.

Këta 10 oligarkët që thotë Rama kanë marrë 2100 tendera vetëm vitin e kaluar.

1 në 3 tendera i kanë marrë pa garë.

Le të flasim për shqiptarët e thjeshtë, le të flasim për shqiptarët që nuk marrin tendera dhe koncesione, le të flasim për shqiptarët që sot merren me punë të ndershme, të mos flasim për këta që jetojnë me korrupsion.

Ne kur diskutojmë për tatim-fitimin për 97% të shqiptarëve, nuk diskutojmë për kompanitë që Rama u jep tendera dhe koncesione.

Flasim për qytetarët e thjeshtë.

Ka një fakt të pranuar gjatë qeverisjes së Ramës është rrita e tajksacve dhe tatimeve me 4.2 miliardë euro për 7 vite që e kanë paguar një më një bizneset e ndershme dhe taksa progresive ka krijuar pabarazinë më të madhe të mundshme.

Sot e gjithë pasuria në Shqipëri është e përmbledhur në 2.5% të njerëzve”, tha Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura