100 Euro për SKODA ENYAQ iV

Oct 18, 2023 | 11:37
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në Shqipëri, Skoda ofron nje kanal të ri digjital për të blerë një nga modelet më të fundit elektrike.  Ky kanal sjell opsionin e “Rezervimi online Skoda Enyaq” për vlerën simbolike prej 100 euro.

Cover

Ky është një moment fantastik për entuziastët e modeleve më të fundit elektrike për të ngarë me timonin e të ardhmes.

Me potencialin e qartë për të transformuar peisazhin shqiptar automobil me dizajnin e tij mahnitës, teknologjinë e përparuar dhe motorin elektrik të kujdesshëm për mjedisin, Skoda Enyaq iV vjen edhe më e aksesueshme për shoferët shqiptarë, çmimi fillestar i Skoda Enyaq është 33.900 euro.

Print

Rezervimi i Skoda Enyaq iV bëhet nëpërmjet skoda-enyaq.al, faqja zyrtare nga Skoda Albania, e krijuar për të thjeshtuar procesin e rezervimit. Faqja është e disponueshme për të gjithë vizitorët, për të eksploruar të gjitha detajet emocionuese rreth modelit të parë elektrik të Skoda.

Një depozitë simbolike për një të ardhme të qëndrueshme!

Me nismën e një depozite simbolike prej vetëm 100 euro, Skoda Albania bën të prekshëm përkushtimin e saj ndaj qëndrueshmërisë dhe zgjidhjeve të transportit miqësor me mjedisin, duke ftuar të gjithë të investojnë në një Shqipëri më të pastër dhe më të gjelbër.

Këto janë të gjitha arsyet e nevojshme për këdo, për t’ju bashkuar revolucionit elektrik, nga rehatia e të përditshmes drejt të ardhmes së lëvizshmërisë. Rezervoni sot Skoda Enyaq iV tuaj online tani dhe jini ndër të parët që do të përjetoni të ardhmen.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura