18 goditje në portën e Sitit, skuadra e Ligës 1 “tërbon” Guardiolën dhe vendos rekord

Dec 20, 2019 | 18:57
SHPËRNDAJE

Oksford Junajtid mund të jetë eliminuar nga Kupa e Ligës mbrëmjen e së mërkurës, por ata dolën nga “Kassam Stadium” me një rekord të rrallë. Skuadra e Karl Robinsonit regjistroi 18 goditje drejt portës gjatë çerekfinales së Kupës së Ligës, e cila është një rekord negativ për Mançester Sitin e Pep Guardiolës. 

Oksfordi

Skuadra e Ligës së Parë në Angli bombardoi portën e Klaudio Bravos, në kërkim të surprizës ndaj kampionëve të Anglisë. Ata thyen rekordin e mbajtur nga Liverpuli, si skuadra që kishte shënjestruar më shumë portën e “qytetarëve”, plot 17 herë në finalen e Superkupës së Anglisë gjatë verës në “Wembley”, të cilën djemtë e Guardiolës e fituan me penallti pas barazimit 1-1.

Oksfordi arriti që të barazojë golin e Zhoao Kanselos në minutën e 46-të, kur sulmuesi Met Tejlor shënoi menjëherë pas kthimit nga pushimi. Por më pas, Rahim Sterling do të shënonte dopietën, e cila do të priste biletën e Sitit në gjysmëfinalen prej dy ndeshjesh me Mançester Junajtid. Dhe trajneri i Oksfordit, Robinson, tha me humor:

“Unë nuk do t’i quaja disa prej tyre goditje. Tri apo katër ishin krosime të goditura keq, por është një statistikë e shkëlqyer. Nuk ka asnjë vlerë, sepse rezultati është rezultat, por është diçka mbi të cilën mund të mbështetemi për të ardhmen. Sëlltiku është klubi që mban rekordin e numrit më të lartë të goditjeve drejt portës së Mançester Sitit në Champions (16), ndërsa Liverpuli i Jyrgen Klopit e mban këtë rekord në kampionatin anglez me 16 goditje.

Siti Oksford

Uest Bromuiç dhe Monako renditen gjithashtu në mënyrë surprizë në 6 skuadrat që e kanë kërcënuar më shumë portën e “qytetarëve”, ndërsa nuk ka asnjë shenjë të Mançester Junajtidit, Çelsit apo Barcelonës në këtë klasifikim. Por fatmirësisht, vetëm një nga këto goditje përfundoi në rrjetën e Klaudio Bravos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura