Tirana e nis vitin me fitore, mposht 2-0 Apoloninë

Jan 24, 2015 | 16:03
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se skuadra e tyre nuk luante në “Qemal Stafa”, tifozat e Tiranës ishin të shumtë edhe në “Niko Dovona”duke mbështetur fuqishëm skuadrën e tyre. Mesa duket pauza e gjatë e kampionatit kishte bërë që futbollistëvë t’ju mungonte futbolli dhe e kanë nisur menjëhërë vrullshëm këtë takim. Tirana është skuadra më agressive e cila kërkon të shfaqet rezikshëm që në minutat e para. Magani kishte hedhur si titullar Muzakën i cili mundohej të vinte në presion mbrojtësat fierake në krahun e djathtë.

Apolonia dukej e vendosur mirë në fushë dhe mbrohej mjaft mirë duke mos lejuar shumë hapësira, por ndërkohë që përpiqej të godiste edhe me kundërsulme. Rastin e parë e kanë fierakët. Uzuni jep një asis perfekt për Rajkoviç i cili del i pambuluar por Curri i heq topin nga këmbët duke mos i lejuar te kordinohet si duhet. Tirana reagon në minutën e 25-të me Muzakën i cili godet me kokë, por pa problem për Cakoviç. Magani bën një lëvizje dhe hedh në fushë Ndikumanën në vendin e Hyshmerit në minutën e 37. Hyrja në lojë ë sulmuesit me ngjyrë, ndryshon kronologjinë e lojës së bardhebluve.

Vetëm një minutë në fushë, sulmuesi godet bukur me kokë pas një goditje kendi, por topi ndalet nga trau i sipërm i portës së Cakoviç. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, vjen dhe goli që zhbllokon sfidën. Është pikërisht Ndikumana i cili merr një top në krahun e majtë dhe avancon me shpejtësi drejt zonës, duke goditur topin dhe duke mos i lënë asnjë mundësi portierit të fierakëve për të devijuar golin. 1-0 dhe Tirana e sheh veten në avantazh duke shkuar në dhomat e zhveshjes më e qetë.

Pjesa e dytë
 Në pjesën e dytë Apolonia duket më e freskët dhe fillon të sulmojë Tiranën. Rasti i parë për fierakët shënohet në minutën e 57 me protagonist, Julian Gërxhon i cili gjuan në pozicion të prirët por Frashëri reagon mjaft mirë duke nxjerë topin në goditje kendi. Kundërpërgjigjet Tirana në të 62-ën. Muzaka pason një top të artë për Morinën i cili godet tokazi, por Cakoviç bën mrekullinë dukë i thënë “jo” sulmuesit bardheblu. Vetëm 2 minuta më vonë, Tirana do të gjente edhe golin e dytë. Është sërish Ndikumana i cili bën një fotokopje të golit të parë, por këtë herë shmang edhe portierin Cakoviç duke shënuar dhe duke dyfishuar rezultatin.

Tirana nuk i ndal sulmet dhe në të 67-ën është Muzaka  cili ka një mundësi të mirë por pret Cakoviç. Kundërpërgjigjet Apolonia me Rajkoviç në minutën e 73-të i cili ka një mundësi mjaft të mirë. Pasi merr një top nga mesi i fushës, sulmuesi shmang Frashërin dhe godet, por topi ndalet nga traversa. Minutat kalojnë dhe shpresat e Apolonisë për të barazuar rezultatin shuhen. Fierekët përpiqen të shënojnë golin e nderit por hasin vështirësinë e mbrojtësave bardheblu. Në sekondat e fundit të shtesës, Tirana ka sërish një mundësi me Ndukimanën, por i gatshëm si gjithmonë, Cakoviç.

Mbyllet gjithçka me fitoren 2-0 në favor të Tiranës dhe të besuarit e Maganit e nisin mbarë vitin duke marrë një fitore të rëndësishme e cila e ngjit në kuotën e 38 pikëve po aq sa dhe Kukësi i vendit të parë, por që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë Apolonia e vazhdon atje ku e la dhe mbetet sërish në kuotën e 9 pikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura