25 prilli/ McAllister: Zgjedhjet do jenë jetike dhe vendimtare për demokracinë! Basha: Do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të plotë në BE

Apr 21, 2021 | 9:59
SHPËRNDAJE

david McAllisterEurodeputeti David McAllister i pranishëm në takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë vendimtare për demokracinë shqiptare.

McAllister teksa ka shprehur mbështetjen e PPE-ve për Partinë Demokratike ka theksuar se: “Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara te reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm . Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”.

“I dashur Donald Tusk, i dashur Lulzim Basha, të dashur miq të Parlamentit Europian, përshëndetje të ngrohta nga Gjermania dhe jam i lumtur që jam këtu në këtë aktivitet të organizuar nga Parlamenti Europian përpara këtyre zgjedhjeve vendimtare në Shqipëri.

I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri.

Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë. Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje.

Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara te reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm.

Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, është shprehur McAllister.

QENDRIMI BASHES

Basha takim me Donald Tusk

Nga ana tij, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë kësaj tryeze se shqiptarët e dinë që pa europën nuk mund të ndërtohet një ekonomi e fotë në vend.

“Është një përgjegjësi e madhe për Partinë Demokratike dhe për mua nesër të jem në krye të popullit më pro-europian në botë dhe të jem pjesë e një familjeje politike që dominon sot Bashkimin Europian.

Unë e di që kemi shumë punë për të bërë sëbashku për t’i kthyer në suksese sfidat më të cilat po përballemi.  Kështu punuam për liberalizimin e vizave, një proces shumë kompleks siç e dini shumë mirë pasi nënkryetari e theksoi gjatë bisedës time të fundit me të, se kishte shumë skepticizëm nga vendet anëtare por ne e bëmë atë realitet.

Së bashku ne e bëmë atë të të mundur ashtu siç bëmë edhe me anëtarësimin në NATO. Shqiptarët sot e dinë se… pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë. Dhe unë shpresoj dhe jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sonë politike, për mbështetjen tuaj, për mbështetjen e të gjithë miqve tanë të dashur, për mbështetjen e vendeve anëtare për ta realizuar atë që presin sot shqiptarët, për të hapur negociatat në njëqind ditët e para të qeverisë tonë”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura