Sot mbushen 73 vjet nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë që nga 28 marsi i vitit 1945.
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
“Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë, – tha Meta, – kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme.
Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al