Konsumimi i paracetamolit gjatë shtatëzënisë “mund të dëmtojë zhvillimin e foshnjës tuaj”, ka paralajmëruar një studim i ri.
Sipas “The Sun” paracetamoli mund të shkaktojë probleme neuro-zhvillimore tek fëmija, siç është autizmi. Rreziqet e tjera të mundshme përfshijnë IQ (niveli i inteligjenës) më të ulët dhe infertilitet, thonë shkencëtarët.
Prof. David Kristensen, nga Universiteti i Kopenhagenit, tha: “Shumë sugjerojnë se paracetamoli mund të ndryshojë zhvillimin e fetusit. Kjo është pilula më e zakonshme që gratë shtatzëna marrin pa recetë për të lehtësuar dhimbjet ose për të shpëtuar nga ethet”.
Ekspertët thonë se gjetjet nuk ndryshojnë përdorimin e rekomanduar të ilaçit gjatë shtatzënisë.
Dr. Sarah Stock tha: “Ekipi ka bërë një punë të mirë, por për fat të keq, shumica e atyre provave nuk janë aq të forta sa të nxjerrin përfundime që përdorimi i paracetamolit në shtatzëni, shkakton probleme zhvillimore te njerëzit.”
Mjekët thonë se paracetamoli është i sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqimit me qumësht gjiri të fëmijëve.
Udhëzimet zyrtare thonë: “Para se të merrni ndonjë ilaç kur jeni shtatzënë, përfshirë ilaçet kundër dhimbjeve, kontrolloni me farmacistin, maminë ose mjekun tuaj nëse është i përshtatshëm.”
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se paracetamoli zvogëlon pjellorinë tek femrat, sipas Prof. Shanna Swan.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al