A është zgjidhur përfundimisht misteri i Trekëndëshit të Bermudës?

Mar 14, 2016 | 19:23
SHPËRNDAJE

Shpërthimet nënujore të gazit mund të jenë arsyeja se përse në të ashtuquajturin Trekëndëshi i Bermudës ndodhin aksidente ajrore dhe detare.

triangleMë shumë se 50 anije dhe 20 avionë janë fundosur në det në 100 vitet e fundit në zonën e Trekëndëshit të Bermudës, por me gjithë teoritë konspirative, duket se shkencëtarët po munden ta shpjegojnë se përse ndodh kjo.

Në fundin e oqeanit në Trekëndëshin e Bermudës janë gjetur kratere të mëdhenj të formuar nga shpërthimet e gazit të metanit.

Është pikërisht ky gaz që shpërthen herë pas herë, duke ngrohur shtresat e ujit, të cilat bymehen dhe krijojnë vorbulla fatale për anijet.

Gjithashtu, ngrohja e ujit bën që të ngrohet edhe ajri dhe shtresat e ftohta dhe ato të ngrohta ndërveprojnë duke krijuar stuhi të mëdha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura