A po mendon Vildane Zeneli të veshë fustanin e bardhë? Modelja flet për gjendjen sentimentale dhe jetën e vështirë: Kam punuar për të mbijetuar

Jul 31, 2021 | 14:53
SHPËRNDAJE

Veshja e fustanit të bardhë nuk është në planet e afërta të modeles shqiptare, Vildane Zeneli. Madje, do të duhet të presim shumë pasi ajo ende nuk e ka gjetur njeriun e zemrës.

vildane zeneli

Gjatë një interviste për “Prive”, Vildane Zeneli zbuloi se është single dhe nuk mendon të martohet.

vildane zeneli (17)

Modelja rrëfeu se ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe ka punuar shumë për të mbijetuar.

vildane zeneli (13)

 “Të them të drejtën jo, kurrë s’kam qenë nga ajo femër që kam menduar që e vogël për dasmën. Kam pasur fëmijëri të vështirë dhe jeta ime ka qenë mbijetesë, punë, punë, punë, të bëj diçka për veten time, familjen dhe nuk do të thotë që s’dua të martohem, por nuk i kam këto mendime në kokë.

vildane zeneli (11)

Edhe pse më ka rënë të reklamoj shpesh herë fustane të nuseve. Nëse më gjen dikë (qesh) Nuk jam në lidhje dashurie. Nuk jam e dashuruar. Jam duke zbuluar veten time, duke u marr me veten, derisa të jesh e lumtur, atëherë gjen personin e duhur. Të jem vetë njëherë e lumtur”, u shpreh ajo.

vildane zeneli (4)

Zeshkania seksi tha se është tip emocional dhe qan shumë, edhe pse sipas saj, njerëzit mendojnë se nuk ka ndjeja.

vildane zeneli (12)

“Jam shumë emocionale, qaj shumë, jam shumë e dhimbshme. Është mirë të qash, disa herë qaj në makinë, disa herë në shtëpi, ndonjëherë se di për çfarë qaj. Njerëzit mendojnë se s’kam ndjenja fare. Por e marr veten shpejt, i them vetes çohu se je mirë. Kam përjetuar shumë gjëra të vështira”, shtoi Vildane Zeneli.

vildane zeneli (8)

Ajo tregoi se nuk ka hequr dorë nga modelimi dhe se po punon si financiere në një kompani, ndërsa po mendon të hapë biznesin e saj.

vildane zeneli (15)

“Prej vitit të kaluar punoj në financë, sepse për këtë e kam mbaruar shkollën. Punoj për një kompani. S’kemi punuar si modele sepse nuk u afroheshe dot njerëzve, shyqyr që e kam dhe një punë tjetër. Në modeling kam filluar të jem selektive, sepse po mendoj biznesin. S’jam shkëputur, mund të kem punë, por nuk i publikoj në Instagram”- përfundoi modelja.

/Panoramaplus.al

vildane zeneli (6) vildane zeneli (14) vildane zeneli (9) vildane zeneli (10) vildane zeneli (3) vildane zeneli (5) vildane zeneli (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura