Këngëtarja Adelina Ismaili ka shpërthyer me një postim plot akuza kundër politikanëve në Kosovë, ministrave, biznesmenëve apo krerëve të gjyqësorit.
Ajo shkruan se të gjithë ata qe e donin për grua apo dashnore dhe nuk e patën dot, sot sajojnë procese gjyqësore dhe bëjnë presione ndaj saj.
Duke u kërkuar atyre të publikojnë faktet diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim per te cilen mbahet nen presion, ‘kercenon’ se do të flasë vetë, për të vërtetat, sipas saj turpëruese të secilit prej tyre.
Ajo ka thënë se në momentin që është martuar me njeriun që do kanë nisur lufta e politikanëve e gjyqtarëve duke organizuar gjyqe false.
Adelina Ismaili është duke marrë pjesë në një proces gjyqësor si dëshmitare lidhur me vrasjen e policit të njësisë speciale, Triumf Riza.
Postimi i plote
Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa,gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurr nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurr nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURR hiq ju.
Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA. As të montoni gjykata fallse të Eulexit ku disa milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjën. Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin , ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.
Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira.
Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj.
Adelina Ismaili.