Dje kryeministri Edi Rama, u është drejtuar qytetareve me një ftesë se si mund të aplikonin për t’u punësuar në administratë. Por sot me anë të një postimi ai i sqaron qytetarët se adresa nuk është për çdo kategori punëkërkuesi.
Falenderim&Sqarim
Kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën time të djeshme. Shumë faleminderit! Por duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive. Eshtë një adresë për këdo mendon se ka se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicon të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam. Të gjitha rastet e tjera trajtohen nga institucionet përkatëse, sipas procedurave administrative përkatëse. Edhe njehere faleminderit të gjithëve?”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al