Agron Gjekmarkaj pritet nga Talat Xhaferi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut! Detaje nga diskutimet: U vendos theksi tek nevoja për të forcuar miqesinë mes nesh

Nov 17, 2022 | 12:37
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj është pritur në Parlamentin e RMV nga Talat Xhaferri.

agron gjekmarkaj talat xhaferri1

Gjatë takimit Gjekmarkaj dhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, u diskutua për mundësitë dhe nevojat për të forcuar miqesinë mes dy vendeve.

“Sot pata nderin dhe kenaqësinë të pritem në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Talat XHAFERI.

Zhvilluam një bisedë vëllazërore mbi intensifikimin e raporteve shtetërore e institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Në kontekstin e sfidave të përbashkëta integruese e jo vetëm vumë theksin te mundësitë dhe nevojat për të forcuar miqesinë mes nesh, për të investuar gjithmonë tek paqja , stabiliteti e demokracia në rajon, besnik të vlerave përbashkuese të Natos dhe BE. Populli Shqipëtar në Maqedoninë e Veriut e bën jetike dhe e shndërron në persepktivë të vetme këtë opsion. E përgëzova z. XHAFERI për dinjitetin që i jep portretit të Kryetarit të Kuvendit të Mqedonisë së Veriut me kontributin e tij historik e aktual, shtetit fqinj e po kaq krejt shqiptarëve kudo që ndodhen”, njoftoi deputeti i PD.

agron gjekmarkaj talat xhaferri1

Ai u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të RMV, Bujar Osmani ku ranë dakord se  integrimi në BE është rruga e vetme dhe busulla për të cilën vlen çdo përpjekje

“Gjithashtu në menyre tejet të përzemërt biseduam me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Bujar OSMANI një Diplomat rracional dhe efikas i cili ka udhëhequr me sukses diplomacinë e Maqedonisë së Veriut pa komplekse në sfida të veshtira. U pajtuam me Ministrin OSMANI se integrimi në BE është rruga e vetme dhe busulla për të cilën vlen çdo përpjekje. Faktori politik Shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i vendosur dhe kontribues me sakrificat e djeshme dhe shëmbullin e bashkëpunimit institicional sot në udhetimet integruese”, shtoi Gjermarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura