“Ai gjithmonë ka qenë anti-amerikan. Ekipi i Biden-it duhet ta ndalë!”, Richard Grenell sulmon ashpër Albin Kurtin, ja deklarata

Mar 2, 2021 | 16:41
SHPËRNDAJE

Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti. 

kurti-grenell

Duke iu referuar qëndrimit të Albin Kurtit se do të shqyrtojë vendimin për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Grenell e cilësoi kreun e VV-së si një njeri që ka qenë gjithmonë anti-amerikan.

“Lideri i ri majtist antiamerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikave amerikane të Bill Clintonit, George Bushit, Barack Obama-s dhe Donald Trump-it. Ai gjithmonë ka qenë anti-amerikan. Ekipi i Bidenit duhet ta ndalë”, ka shkruar Grenelli.

Me ndërmjetësimin e të dërguarit të Posaçëm të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u nënshkrua marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër pikat kryesore ishte që Kosova të marrë njohjen nga Izraeli, teksa duhej të hapë ambasadën e vet në Jerusalem. Dy shtetet vendosën marrëdhëniet diplomatike në fillim të shkurtit.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar sot se do të shqyrtohet vendimi për vendndodhjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. “Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, është shprehur ai.

ric.ard

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura