Merita Halili, një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila prej shumë vitesh jeton në SHBA, është rikthyer në Shqipëri.
Këtë mbrëmje ajo ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit, ku ndër të tjera zbuloi se në SHBA jep mësim së bashku me bashkëshortin Raif Halilin për komunitetin shqiptar aty.
“Jap mësim kanto për studentët tanë që kemi në fakultet bashkë me Raifin. Ai i jep mësim orkestrës dhe grupit të ansamblit shqiptar atje që kemi hapur një degë të muzikës ballkanike edhe unë mësoj këngëtarët që të këndojnë shqip dhe sigurisht që mësoj dhe brezin e ri si ju, jam edhe mësueses në shkollën fillore”, tha Merita Halili.
Këngëtarja është ngacmuar me pyetje “pikante” nga fëmijët, ndërsa në një moment Merita Halili u përlot, pasi siç tha ka shumë mall për Shqipërinë.
“Ndihem shumë krenare që e kam kaluar detin 10 ballë, por ajo që më dhemb më shumë është malli që kam për vendin tim. Jeta në Amerikë është e vështirë, por ja kemi dalë bashkë me bashkëshortin tim Raifin.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al