Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, ku janë përfshirë katër automjete.
Mësohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë një gomar, i cili dyshohet se i ka prerë rrugën makinave.
Menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës, që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.
Ndërkohë nuk raportohet për persona të plagosur ndërsa nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al