Aksident i rëndë në Devoll/ Drejtuesi humb kontrollin mbi automjetin dhe del nga rruga, disa të lënduar

Jul 7, 2024 | 22:37
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (7 korrik) në afërsi të fshatit Progër, Devoll.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Mësohet se në një mjeti në të cilin udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar  katër persona të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura