Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku drejtuesi i një makine humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Për pasojë shoferi 44-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al