Aksident në aksin Lezhë-Milot, mjetet përfundojnë të përmbysura në një parcelë. Tre persona në spital, një prej tyre në gjendje të rëndë

Jul 4, 2024 | 8:38
SHPËRNDAJE

Një aksident i rënë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj, ku një automjet tip furgon është përplasur më një autoveturë, duke lënë të plagosur tre persona.

ambulanca-1

Mësohet se mjetet janë përplasur dhe kanë përfunduar të dyja të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.

Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital 3 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura