Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Një automjet i drejtuar nga një shtetase 36-vjeçare është përplasur me një kamion, që drejtohet nga një 29-vjeçar.
I lënduari i cili për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga 36-vjeçarja.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al