Aksident në aksin Velipojë-Shkodër, 39-vjeçarja humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, dëmtohet pasagjerja e mitur

Jul 8, 2024 | 17:22
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër” këtë pasdite ku një 39-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

ambulanca-1-780x405-1

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në mjet, një vajzë 14-vjeçare, e cila ndodhte në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar  një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura