“Akt tradhtie, 232 kompjuterë të qendrës MEK kanë përfunduar në Teheran”- Berisha: OKB të ndërmarrë një hetim të shpejtë

Jul 6, 2023 | 12:53
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se sipas një zëdhënësi të qeverisë iraniane 232 kompjuterë të qendrës së Manzës kanë përfunduar në Teheran.

Berisha u shpreh se nëse kjo është e vërtetë përbën një akt tradhtie. Ndërsa kërkoi nga OKB  të ndërmarrë një hetim të shpejtë.

“232 kompjuterë të qendrës së Manzës kanë përfunduar në Teheran, në një komunikatë të zëdhënësit të qeverisë. Në rast se është e vërtetë përbën një akt të tradhtisë më të lartë që mund t’i bëhet lirisë, që mund të bëhet ndonjëherë në Shqipëri, ku një grup njerëzisht rezistent ndaj një prej regjimeve më gjakësore

OKB të ndërmarrë një hetim të shpejtë. I ka krijuar vendit një njollë të zezë që s’ka ndodhur kurrë më parë”, tha Berisha jashtë Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura