Akulloret që shiten në Tiranë me baktere e stafilokok? AKU nis kontrollet, në një ditë jepen 28 masa me paralajmërim

Aug 5, 2021 | 10:28
SHPËRNDAJE

pjimage - 2021-08-05T102528.406

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po qarkullojnë shqetësime të qytetarëve për cilësinë e akulloreve të hapura që shiten në kryeqytet.

Ishte një investigimi i Qendres Alert që ka ngritur alarmin se akulloret rrezikojne shendetin tonë dhe te femijeve, pasi kishte rezultuar se “në 5 mostra te analizuara ne Tirane, te gjitha rezultojne me eneterobaktere dhe stafilokok, deri ne 10 here me shume sesa normat e lejuara”.

Pas këtyre raportimeve dhe denoncimeve që kanë mbërritur në adresë të AKU-së, Autoriteti Kombetar i Ushqimit duket se ka nisur kontrollet në të gjithë vendin.

Mësohet se drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar monitorime mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 28 masa me paralajmërim. Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 7 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

foto te publikuara nga AKU
foto te publikuara nga AKU
foto te publikuara nga AKU
foto te publikuara nga AKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura