Akuzat ndaj Kajmakut/ Gazment Bardhi: Konfirmohet zyrtarisht se është Jorgo Toto

Oct 28, 2019 | 16:22
SHPËRNDAJE

Sekretari i i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, tha se  prokuroria ka konfirmuar akuzat e Partisë Demokratike ndaj kryebashkiakut të PS-së në Vorë, Agim Kajmaku, se ai është shtetasi Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

Në një dalje për media, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, deklaroi se vetëm pak minuta më parë në selinë e PD ka mbërritur përgjigjja e Prokurorisë, në të cilën është konfirmuar përputhshmëria e shenjave të gishtërinjve të Agim Kajmakut me Jorgo Toton.

bardhi

Nga informacioni i zyres interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmeve te gishtave te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmet daktiloskopike qe ndodhen ne bazeb e te dhenave kriminale te Greqise, rezulton se keto gjurme perputhen me gjurmet e gishtave te shtetasit Jorgo Toto.

Nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është berë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në Bashkinë e Vorës, është rrëzuar.

PD e ka te qarte se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka te lidhur me krimin. Mirëpo shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, nuk është me një çështje e vullnetit në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019.“, tha Bardhi.

 

a7bf78f8-236d-49df-87a9-ba2abc7a798b 175582cc-8674-42b9-b6bb-f29fe9bfdf4c 73308a49-ec0b-4f53-843c-4b2cbd214a15 1b0e6f2e-dd18-4f70-9ba8-046f50673795

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura