Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.
SPAK ka kërkuar që ish-gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por dënimi i tij të konvertohet me shërbim prove për një periudhë 24 mujore.
Guxim Zenelaj është i pandehur për akuzën “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur “
Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.
Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu, ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al