Gjykata e Larte ka lënë sot në burg mjekun Dervish Hasi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në dhomë këshillimi Gjykata e Larte ka rrezuar rekursin e tij për masën e sigurisë që u la ne fuqi nga Apeli i juridiksionit te përgjithshëm me 7 shkurt të këtij viti.
Mjeku Dervish Hasi akuzohet për abuzimin me një te mitur që e prezantonte si një nga gratë e tij, po ashtu nder akuzat e ngritura ndaj tij eshte dhe ajo e perdorimit të minorenes per te xhiruar pornografi.
DESHMIA
Dervish Hasi me heret ka deklaruar se kurrë nuk ka bërë ndonjë trafikim me gruan e tij. “Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.
Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.
Sipas hetimeve e mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës me vajzën. Mesohet se ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al