Alarmi/ Lufta e III Botërore, “jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe e shpejtë”

Oct 6, 2016 | 13:31
SHPËRNDAJE

Vdekjeprurëse, e shpejtë dhe që do të prodhonte dhunë në një shkallë që nuk është parë në 60 vitet e fundit. Kështu e përshkuan gjenerali amerikan, William Hix, një luftë të mundshme mes Rusisë dhe Kinës.

lufta1

Krerët e ushtarakëve amerikanë janë tashmë të bindur. Lufta e 3 Botërore është “pothuajse e garantuar” dhe do të jetë “jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe e shpejtë.”

William Hix e ka bërë deklaratën duke folur në një panel për të ardhmen e Ushtrisë në Uashington, ku ishin të pranishëm gjeneralë dhe figura të tjera kryesore, raportojnë mediat e huaja. Në panel u paraqitën parashikimet e tyre dëshpëruese për konflikte të ardhshme.

The first of two Terminal High Altitude Area Defense THAAD interceptors is launched during a successful intercept test. The test, conducted by Missile Defense Agency MDA, Ballistic Missile Defense System BMDS Operational Test Agency, Joint Functional

“Një konflikt konvencional në të ardhmen e afërt do të jetë tejet vdekjeprurëse dhe e shpejtë,” ka thënë ai dje.

Ai ka paralajmëruar se përparimet teknologjike të bëra nga Rusia dhe Kina në vitet e fundit, e kanë detyruar Shtëpinë e Bardhë që të përgatitet për dhunë në një shkallë që ushtria amerikane s’e ka parë që nga Koreja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura