Albëria Hadërgjonaj është bërë gjyshe ditën e djeshme, pasi vajza e saj e madhe Agnesa
ka sjellë në jetë vogëlushen e saj.
Në një postim të bërë nga Beatrix Ramosaj, kushërira e Agnesës shkruhet se mami dhe vajza janë shumë mirë.
‘Urimet e mia për ty mami @agnesahadergjonaj dhe babi @andi_sgm.. ju do jeni prindër të shkëlyer.. bebi është i mrekullueshëm, jetë të gjatë e të lumtur princeshës së vogël”-shkruan këngëtarja në një foto të postuar në Instagram.
Gjyshe Albëria që para dy ditësh ka bërë 40 vjeçe është bërë gjyshe për herë të parë, dhe për momentin është në garën ‘Dance with me’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al