Presidenca konfirmon takimin e kreut të Shtetit Meta me Alex Soros. Zbulohet çfarë u diskutua midis tyre

Dec 20, 2019 | 20:45
SHPËRNDAJE

Alex Soros, djali i George Soros ndodhet në Tiranë dhe po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

79944335_10157818349312760_2660847658528145408_o

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se takimi është zhvilluar me kërkesë të vetë djalit të Soros dhe drejtorit ekzekutiv të Fondacionit për “Shoqëri të Hapur” në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Zëdhënësi konfirmon se Presidenti ka shprehur shqetësimet për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, duke veçuar Gjykatën Kushtetuese, por edhe përkeqësimin e lirisë së medias.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, sqaron Blushi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura