Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar ditën e sotme 9 korrikun e vitit 1997, ku plasën trazirat në Gostivar, pas heqjes së flamurit shqiptar.
Në atë kohë, forcat maqedonase ushtruan dhunë të pashembullt ndaj popullsisë shqiptare, duke arrestuar me qindra dhe plagosur me dhjetëra.
“Edhe pas dy dekadash, ngjarjet tmerruese në Gostivar më 9 korrik 1997 na përkujtojnë brutalitetin shtetëror ndaj shqiptarëve të cilët po kërkonin të drejta themelore, flamur, arsim, gjuhë, barabarësi.
Barabarësia nuk mund të jetë kundërshtuese për të drejtat e tjetrit, por përkundrazi, na bënë më të fortë bashkë dhe e bën shoqërinë më të qëndrueshme”, shkruan Ahmeti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al