Alpinisti nga Kosova humb jetën në zonën e Alpeve shqiptare! E pamundur ndërhyrja nga toka dhe ajri

Jul 26, 2024 | 18:39
SHPËRNDAJE

Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar në Alpet shqiptare dhe për pasojë ka ndërruar jetën.

alpe shqiptare

Sipas  njoftimit të  shefit të krimeve të policisë në Tropojë ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbone.

Sipas informacionit nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe  as me helikopter, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Për këtë janë njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura