Altin Qato është një personalitet i njohur në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë i ngarkuar me detyra të larta vitet e fundit.
Nga zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kohët e fundit është emëruar Drejtor i Policisë së Elbasanit, si një qytet problematik përsa i përket krimit të organizuar. Por Qato ka lënë për një moment problematikat e punëve të tij në Polici dhe ka vendosur t’i përkushtohet vetes.
Ai është parë në një dyqan në zonën e ishBllokut, teksa provonte disa xhupa. Mesa duket, ka vendosur t’i bëjë vetes dhuratë një xhup firmato me rastin e festave. Nuk e dimë se çfarë ka zgjedhur si përfundim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al