Spektakli i arrestimit të Çilit dhe përdorja dhunshëm e dy standardeve

Mar 1, 2020 | 9:45
SHPËRNDAJE

gjekmarkajNGA AGRON GJEKMARKAJ

Unë nuk e di çka bërë Henri Çili , në janë të verteta apo të genjeshtra akuzat kunder tij ! Nuk e kam as mik , të njohur prej vitesh po me të cilin jam perplasur ashper në emisionin  Top Story per ligjin e arsimit të lartë ku ai mbronte variantin e qeverisë që u bë edhe ligj ! Por një krahsimi nuk i shmangem dot ! Prestigjiozia “Bild” botoi pergjime pa fund ku dukej qartë sesi figurat politike të PS-së në Diber e Shijak u perfshinë në manipulimin e procesit zgjedhor !

Aty dolën emrat e Dakos, Gjiknurit , Tahirit, Manjes etj ! Deri tani asnjë ndalim, anjë proces asgjë prej gjëje! Po ashtu menaxhimi i procesit të Saimir Tahirit la shijen e një perkedheljeje nën kodin e heshtjes së ndersjelltë! Nëse pergjimet janë argument sapo kemi rastin të themi që dhunshem u perdoren dy standarte! Ai u mor natën me spektakel të madh policor sikur të kishte vrarë nja 10 veta! Nuk ju dha mundesia të trajtohej si personazhet e Dosjes së Shijakut dhe të Dibres ! Ata janë të gjithë sot në tribunen e Kongresit të PS duke shitur moral !Dikur Henri Çili shfaqej neper studio me revisten Mapo në dorë ku shpallte Edi Ramen si njeriu i vitit ! Asokohe nuk kishte pergjim që e zinte Çilin, nuk kishte polici ti shkonte tek dera, nuk kishte prokuror a gjykates që të shpallte urrdher arresti per të !

Prej disa muajsh Çili dhe mediat e tij , personazhet që influencohen prej tij kanë patur një qendrim kritik ndaj Edi Rames , qendrim i cili ashpersohej gjithnjë e ne shumë!! Në hierarkinë e ngjarjeve që ndodhin, trafik influence, korrupsion, krim ekonomik e krim i mirfillte ka perzgjedhje, ka tendence ka sfond politik! A pergjohen klientet e Qeverise!? Ata që marrin konçensione dhe tendera me shifra uleritese? Jo me gjase! Prokurori i Pergjithshem per te tilla gjera duhet të na jape ndonje lajm! Drejtesia e re siç e quajti  ai do na dukej me bindese nese merret me qeverine ,me kryeministrin, ministrat, hajdutet e votes e me pas pse jo edhe me Henrin !

Tani që Henri Çili nuk është më mik i Edi Rames perfshihet në një mega grup kriminal nuk është çudi që të shpallet edhe kryetar i ketij grupi ! Ditë më parë Kryeministri foli për lidhje të analisteve me botën e krimit ! Ja i duhej një subjekt ! Po a bind kjo teze per tu ilustruar nepermjet Henri Çilit kur deputete , kryetar bashkishe te zgjedhur nga Edi Rama ranë nga ligji i dekriminalizimit!? Jo nuk bind ! Të gjithë ata që kundershtojnë Edi Ramen duhet ta marrin në konsideratë që mund të pergjohen në çdo hap, të fotografohen me kedo që rrinë apo hanë e pinë ! Tanime ai e ka shtetin krejt per vete dhe në çdo verige ka njerzit e tij të devotshem për tja lyer me sherbestari çdo deshirë! Më shumë se ajo që mund të ketë bërë apo mos bërë Henri Çili doraseve të kesaj historie u duhet  mesazhi publik që percillet!

Kini frikë është kumti i tij ! Ne ju tolerojme, ne ju falimi , ne ju mbeshtesim por ama ne kur duam jua fusim! Në mediumet kryesore të vendit janë ënde 8-9 veta që mbajne qendrime me te forta se vete Opozita zyrtare, te pakapur e te pa friksuar pa hije e skelete ne sirtar,ndaj  pushtetit total dhe totalitarizmit në horizont! Nuk me rezulton që Henri Çili ishte në mesin e tyre ( kritikeve te paepur të Kryeministrit) por thjeshtë kishte ndryshuar qendrim ! Ai është një pronar universiteti, botues etj me gjase i ferguar me vajin e vet pa para publike me shume interesa që e kanë bërë elastik ndaj pushtetit i cili zemerohet kur nuk e perdor më! Natyra perdoruese e pushtetit tanime ketu është e konsoliduar, pertej ngjyrave politike! Të gjithë duan te të perdorin pushteti dhe opozita, opozita kur behet pushtet dhe pushteti opozite! Diku në këtë ingranazh Henri Çili plus mendjelehtesite e veta u rrezua per tu shkeur brutalisht nga zemerimi i të gjithëpushteshmit! Nuk do degjojme asnje lajm te tille per ata që mbeshtesin Qeverine ! Asnje ! Nese perdorim një term të Fan Nolit , ata janë “të nderçim” !

Edi Rama ka marrë gjithçka ! Por as atij as sherbetorve të tij që mund të na ndjekin apo pergjojne, pas dere apo poshte krevatit, ne dollap apo telefon nuk mund t’ ju dorezojme lirine tone, te drejten per mos patur frike as prej  atij as prej Dulle Baxhave që per nje m…karrige janë gati me u transformu në instrumente të ndyra të çdo deliri pervers! Mes ketyre dilemash nuk dua aspak ti dal zot çdo kujt që shke ligjet e ketij vendi perkundrazi por kur ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe ai kthehet kunder te gjithve! Ligji për Çilin dhe ashiket e dosjeve të Shijakut dhe Dibres nuk qe i barabartë!

Nese Çili do te ishte studiove duke kerkuar nje mandat te trete per Ramen a mendon kush se ai sonte do ishte ne qeli me faj apo pa faj?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura