Analiza/ Mesazhet e koduara, a fshihet Duka pas “investimit” te Tirana?

Dec 27, 2018 | 18:52
SHPËRNDAJE

Ka pasur një mori zhvillimesh gjatë kohëve të fundit rreth Tiranës dhe Skënderbeut. Refik Halili paralajmëron ardhjen e aksionarëve të rinj, ndërkohë, nga ana tjetër, thellohen dilemat se çfarë do të ndodhë në kampin korçar. Problemet financiare janë ndier këtë sezon.

duka halili arbi laci

Nuk fitojnë prej 11 nëntorit dhe raporti mes disa senatorëve dhe trajnerit e presidentit nuk është më si më parë. Në fund shfaqet Armand Duka. Të gjitha mund të jenë rastësi, por Duka nuk bën gjëra në mënyrë rastësore. Dhe pikërisht pra, në prag të mbylljes së këtij viti Duka u shfaq më protagonist se kurrë në lidhje me Tiranën.

duka laska halili ze maria

Aq shumë e ka përmendur skuadrën kryeqytetase së fundi, saqë deklaratat e tij mund të lexohen edhe si mesazhe të koduara në adresë të Halilit. Por, le t’i marrim gjërat me radhë dhe të kuptojmë nëse janë rastësi, nëse “fokusimi” i Dukës në adresë të Tiranës është thjesht sportiv apo nëse gjithë kjo “lojë” është në favor të një grupi biznesmenësh që duan të investojnë te Tirana. Gjithnjë sipas skemës “alla Skënderbeu”, ku disa investitorë e shndërruan atë klubin më të suksesshëm të dekadës së fundit, derisa u dënua me 10 vite dënim për trukime nga UEFA.

SINJALET PËR HALILIN…

MESAZHI I PARË – Në datën 17 dhjetor, kur klubet u mblodhën për të nënshkruar krijimin e Ligës Profesioniste, munguan përfaqësues të Tiranës. Por, kjo nuk e pengoi Dukën t’i çonte të “fala” Halilit, duke lëshuar batuta në publik ndaj presidentit të Luftëtarit: “Bravo Gole… Tirana hedh lek dhe nuk arrin të fitojë, kurse ju e bëni kthesën edhe pa para…”.

armand dukaa

Shumë syresh me të drejtë mund ta konsiderojnë këtë thjesht si batutë, por nuk përjashtohet mundësia si një mesazh i koduar për Halilin që mund të përkthehet: “Po hedh lek kot. Po shpenzon, por nuk fitohet kështu…”.

MESAZHI I DYTË – Në datën 18 dhjetor, me rastin e mbrëmjes gala të FSHF-së, vetëm një ditë pasi i kishte kujtuar financat Halilit, Duka i jep një tjetër mesazh. Sërish në mënyrë publike. “Më vjen keq për pozitën që është Tirana, sepse ka mundësi më shumë sesa të tjerët. Patjetër që më vjen keq, por kjo nuk mund të përmirësohet me urim dhe dëshirë, kjo mund të përmirësohet me një menaxhim më të mirë, që Tiranës i mungon. Nëse nuk do të ketë një menaxhim më të mirë, Tirana do të vazhdojë të vuajë”.

Duka

Edhe kjo mund të lexohet në dy mënyra. Versioni i parë është ai më i thjeshti: po thotë një të vërtetë të pakundërshtueshme. Tirana është menaxhuar keq vitet e fundit. Por, nëse analizon sjelljen e Dukës në tërë këto vite, ai gjithnjë e më shumë vesh kostumin e politikanit kur ka interesa biznesi në mes.

Mjafton të kujtojmë se sa i ngjashëm ishte me Berishën apo me Ramën, kur dilnin në publik dhe flisnin për ndërtime stadiumesh apo vepra të tjera të rëndësishme. Pse? Sepse në mes janë gjithnjë paratë… Ndaj edhe mesazhi i dytë i Dukës mund të jetë një tjetër “presion” ndaj Halilit: “Ti po e menaxhon keq. Lërja dikujt tjetër dhe e zgjidhim këtë punë…” Natyrisht që për shumëkënd është e diskutueshme hipoteza e dytë, por jo për t’u përjashtuar…

MESAZHI I TRETË – Më 24 dhjetor, pra pothuajse në harkun e një jave, Duka deklaroi në “Vizion Plus” se Tirana ka më shumë mundësi se Partizani, pasi ka infrastrukturë më të mirë. Është një e vërtetë e pakundërshtueshme edhe kjo, por pse tani? Duka gjithnjë e ka ditur gjendjen e dy skuadrave të kryeqytetit dhe ndoshta të të gjitha ekipeve që aderojnë sot në Federatën Shqiptare të Futbollit.

nuri halili dervishi

Ka shumë të ngjarë që ky të jetë një tjetër mesazh, por kësaj here jo vetëm ndaj Halilit, por edhe ndaj atyre që duan të investojnë te Tirana. “Ky klub është një markë e rëndësishme dhe ka potencial biznesi shumë më të madh. Ndërkohë, nga ana tjetër, duke i bërë të qartë Halilit se do t’ia vlerësojnë mirë të gjitha asetet…” Gjithçka është e mundur…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura