Lubonja: Ndërkombëtarët kanë humbur kredibilitetin, çadrës së PD i mungon mbështetja

Apr 17, 2017 | 17:20
SHPËRNDAJE

Pas shuplakës që Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmur Gabriel i bëri opozitës me thirrjet për t’u futur në Kuvend dhe cilësimit si “absurd” të kërkesës për qeveri teknike, analisti Fatos Lubonja thotë se tashmë ndërkombëtarët e kanë humbur kredibilitetin e tyre.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të “News24”, Lubonja sugjeroi që edhe kreu i Partisë Demokratike duhet patjetër të ofrojë mjete të tjera politike dhe mos të qëndrojë me kërkesat e tij maksimaliste.
auto_Fatos_Lubonja1477810771

Teksa tha se koalicioni i mazhorances ishte per interes, ai permendi edhe kullat qe po ndertohen ne Tirane. “Duhet pare nese pas kullave qe po ndertohen ne Tirane qendron ndonje LSI-ist”, tha Lubonja.

Kriza politike dhe vizitat e ndërkombëtarëve
Mendoj se çadra ndonëse ka të drejtën e vet në lidhje me pretendimet, i mungon mbështetja e lëvizjes popullore, pra populli i madh dhe ndërkombëtarët. Shkaqet sepse nuk i ka me vete, mendoj se ndahen sërish në dysh, se kjo opozitë ka qenë në pushtet dhe ka humbur kredibilitetin, ndërsa ndërkombëtarët i kanë dhënë një lloj besimi kësaj qeverie dhe ata janë gjithnjë mbrapa nesh në diagnostikimin e sëmundjeve tona. Kështu e shoh mbështetjen e ministrit gjerman për Ramën. Faktori ndërkombëtar ka kohë që ka humbur një lloj kredibiliteti, i mëshojnë më shumë stabilitetit se sa demokracisë. Ndërkombëtarët gjithnjë i japin mbështetje qeverisë, që do të thotë se shqiptarët duhet ta marrin vetë situatën në duart e tyre

Çfarë duhet të bëjë Basha pas shuplakës së kryediplomatit gjerman?
Në mungesë të mbështetjes popullore, i duhet patjetër të ofrojë mjete politike, dialog, takime, negociata, nuk mund të qëndrojë me ultimatumet e tij, kërkesat maksimaliste. Duhet të marrë parasysh edhe ekzistencën e partive të tjera. Mendoj se duhet të bëjë diçka më tepër. Por ndërkombëtarët duhet të sqarohen. Mbyllja e syve përpara tonelatave të drogës, blerja e policëve, shtohen vazhdimisht këto lajme. Kam dëgjuar shumë tani që lënë bujqësinë, mbjellin kanabis sepse fitojnë më shumë. Këta njerëz kapen nga krimi, kapen nga policia e lidhur me krimin, është katastrofë. Situata është alarmante.

Do të ketë destabilitet?
Unë mendoj që më mirë të rrijë kjo qeveri e ta rrëzojmë avash avash se sa të bëhet sërish ’97-a. Çadra, Blushi apo LSI-ja secili po jep ndikimin e vet në opozitë.

Referendumi në Turqi për rritjen e pushtetit të Erdoganit. A keni një koment?
Besoj se ndikon i gjithë ky kërcënim destabiliteti i botës. Ato që mund të quhen rreziqet e kërcënimeve të demokracisë shtohen dita ditës. Ekziston një prirje autoritariste në Turqi që mund të ketë impaktin e vet negativ. Merkel tani pas fitores së Erdogan kërkoi dialog, që do të thotë se thjesht duan të ruajnë stabilitetin.

Duket se në fund rëndësi ka çfarë thotë LSI. Ka pasur një propozim konkret për tju drejtuar PPE-së. Si e shikoni këtë?
Roli i LSI-së për mendimin tim ka ambiguitet. Në kuptimin që nuk zgjedh dot akoma mes kërcënimit totalitarist në rritje dhe interesave të partisë. Është midis këtyre dyjave si parti klienteliste dhe nuk bën dot zgjedhjen. Do të donte mundësisht të rrinte në pushtet por pa Ramën kryeministër. Në fund fare siç tregon përvoja. Duhet të dalë nga ky ambiguitet dhe të shprehet qartë kush është më e rëndësishme.

Si e shihni koalicionin PS-LSI?
Koalicioni është një koalicion interesash që nuk ka asnjë arsye për të ekzistuar por të shikonim dhe kritikat që ka bërë LSI herë pas here. Ka kritika por nuk ka ulje në tryezë. ‘Hajde o zotëri, ulemi bashkë ose e zgjidhim ose ikim’. Vetëm për plehrat kanë thënë stop po dhe për to s’dimë çfarë po bëhet kur të na i fusin edhe ato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura