“Ju duhet të jeni të guximshëm dhe trima. Së bashku mund ta bëjmë, me ndihmën e ekspertëve ëndërrimtarë. Republika më e bukur dhe më miqësore në Evropë mund të përmbushë ëndrrën e saj, por jo me lojtarët aktualë dhe me palët e interesuara”.
Ky është mesazhi që jep në fund të një shkrimi tejet kritik për Shqipërinë, Jaime Pozuelo-Monfort, në një publikim në Huffington Post.
Sipas tij sistemi në Shqipëri ka dështuar. “Nuk ka vend për optimizëm. Situata është dramatike. Shqipëria duhet të ndryshojë kursin e rrugës së saj për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Vendi mund të vazhdojë të lëvizë aq shpejt sa një vagon me avull ose të bëhet një tren Maglev”- shkruan ai.
Sipas tij, administrata publike në Shqipëri nuk funksionon në bazë të meritokracisë, por në bazë të miqësive dhe lidhjeve të ngushta familjare dhe në këtë drejtim sundon mediokriteti dhe jo profesionalizmi.
Ai nënvizon gjithashtu se korrupsioni është një fenomen i cili po mbizotëron në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare, duke filluar që nga të shtresat e pasura e deri tek ato më varfëria.
Autori është diplomuar për inxhinieri telekomunikimi në Madrid, e më pas në analizë financiare, zhvillim ekonomik (The London School of Economicst), administrim publik (Columbia) etj. Poshtë blogut të tij mund të lexosh pafundësi kritikash, ku ndjekësit i kujtojnë se ai vetëm kritikon, duke mos dhënë zgjidhje.
Pjese nga analiza e Jaime Pozuelo-Monfort
Drama e Shqipërisë
Që kur zbrita në Shqipëri apostafat, atë të të dielë të 30 gushtit, kam takuar rreth njëqind nga personalitetet më të rëndësishme të vendit, duke përfshirë Ministrat, Zëvendës Ministrat, anëtarët e parlamentit, presidentët dhe drejtuesit e shoqërive më të mëdha të biznesit, rektorë të universiteteve, zëvendës Rektorë, Dekanë dhe Profesorë, udhëheqës të OJQ-ve dhe sekretarë ekzekutivë, Ambasadorë dhe Konsuj Nderi, drejtues Fondacionesh, shkrimtarë, piktorë, drejtuesit e muzeut, teatrit, operës, kryetarë bashkish, aktorë, regjisorë, gazetarë, reporterë, kryetarë urdhrash dhe shoqatash dhe intelektualë. Në fakt unë sfidoj këdo, që mund të gjejë një autor të huaj që në më pak se tre muaj ka takuar autoritetet më të rëndësishme. Shumë njerëz po më pyesin se çfarë mendoj në lidhje me republikën e vogël dhe dinamike në Ballkan. Diagnoza ime duhet të jetë brutale: sistemi ka dështuar në Shqipëri. Diagnoza ime nuk është personale, por i takon njëqind e personaliteteve më të rëndësishme të vendit që kam takuar deri tani. Misionet e Bankës Botërore dhe FMN-së zgjasin disa ditë. Ju mund të kuptoni realitetin e një vendi në rrethana të caktuara në tre muaj…..
Në vitin 1991 Shqipëria la pas regjimin më të izoluar komunist në botë, drejtuar nga Enver Hoxha deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Shumë zona në regjimin e mëparshëm kanë punuar më mirë atëherë se sa sot. Ekonomia e tregut dhe demokracia kanë sjellë kaos, korrupsion dhe improvizim në republikën e re dhe dinamike. Transporti publik, sistemi arsimor në të tre nivelet e arsimit fillor, të mesëm dhe universitar, të gjithë, kanë punuar shumë më mirë gjatë regjimit komunist. Edhe kultura ishte e financuar më mirë dhe shoqëria karakterizohej nga mungesa totale e korrupsionit. Askush nuk vë në pikëpyetje nevojën dhe komoditetin për të përqafuar një ekonomi tregu që funksionon mirë brenda një demokracie të zhvilluar mirë. Ky nuk është rasti i Shqipërisë së sotme ku nevoja për të përqafuar bërjen e politikave radikale është e dukshme.
Po flas me elitat shqiptare që mund të lexojnë analizën time. Shumë do të jenë të befasuar, të habitur nga qartësia dhe brutaliteti i fjalëve të mia. Mos u habitni. Jini gati. Këto nuk janë fjalët e mia. Këto fjalë, këto deklarata që po i bëj të qarta sot i takojnë gojëve dhe zyrave të personaliteteve më të rëndësishme të vendit. Nuk ka vend për optimizëm. Situata është dramatike. Shqipëria duhet të ndryshojë kursin e rrugës së saj për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Vendi mund të vazhdojë të lëvizë aq shpejt sa një vagon me avull ose të bëhet një tren Maglev. Të paralajmëruar, në të dy skenarët do të jemi duke ecur përpara me një perceptim të zhvillimit. Elitave aktuale u mungon njohuria dhe teknologjia për të përshpejtuar ndryshimet në mënyrë që përmirësimi relativ të jetë i realizueshëm.
Shqipëria është sot një vend i drejtuar nga një mori partish politike, drejtuar nga një milion politikanë mediokër. Ka përjashtime si gjithnjë- nga rregulli. Endogamia dhe nepotizmi ushqen radhët e administratës publike, ku lidhjet, paratë, apo trafiku i influencave sundon, kush punësohet e kush pushohet, në Ministri, Bankën Qendrore, Bashki, spitalet publike, shkollat dhe universitetet. Një mungesë totale e meritokracisë inkurajon të gjithë për të thirrur një mik apo të njohur, që përpiqen t’u gjejnë një “vend” bijve dhe bijave në administratën publike. Manjatë të korporatave të mëdha kontrollojnë median rrënjësisht të polarizuar dhe të segmentuar, e cila sipas modelit perëndimor thjesht transmeton një argëtim vulgar, plotë me sharlatanizëm të mbështetur në politikë dhe në dhunë, që pak ka rëndësi në sfidat e vërteta të vendit dhe të botës. Pa dyshim dhe padashur, qytetarët bëhen viktima mjerueshme të një “chartalan-based wllai të madh” të 1984-ës të George Orwell, i cili ndot thashethemet me prioritete të njëanshme.
…
Shqipëria dhe shqiptarët mund të jenë duke bërë përparim absolut. Por ajo që ka rëndësi në botën e sotme është përparimi relativ në krahasim me vendet e zhvilluara. Në qoftë se progresi i afërm është i ngadaltë, Shqipëria do të vazhdojë të bjerë dhe jo të ngjitet në renditjen ndërkombëtare. Drama, orgjia e qeverisjes së keqe, pandemitë e korrupsionit, të këqijat e nepotizmit dhe lidhjeve do të shkatërrojë një vend dhe një shoqëri tashmë konfuze, të lodhur, të humbur në një tranzicion për askund, ku drita po errësohet nga militantët dhe të jashtëligjshmit, interesave të brendshme e të jashtme.
Pas vdekjes së Enver Hoxhës, shqiptarët hapën kutinë e Pandorës, kur ngritën sytë në Perëndim si një pikë referimi për të kopjuar dhe ndjekur. Vendet perëndimore janë shembulli kryesor i asaj që nuk duhet kopjuar ose përqafuar si standarde për vendet në zhvillim. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin ato që janë sot pa personelin e kualifikuar nga diasporat masive që u vendosën në brigjet e tyre.
Evropa Perëndimore nuk do të ishte ajo që është sot pa kolonizimin e tepruar shekullor dhe ndonjëherë abuziv dhe asgjësimit të territoreve të largëta, ku shoqëritë janë masakruar dhe të imponuar ndaj sistemeve dhe standardeve që thjesht nuk u përshtaten.
….
Shqipëria duhet të ndryshojë kursin e qeverisjes dhe udhëheqjes së saj për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Vendi duhet të përqafojë bashkëpunimin e ngushtë me fqinjët e saj duke përfshirë edhe Kosovën, por edhe Maqedoninë dhe Serbinë.
Nga një treg i madh, do të përfitojnë të gjithë në Ballkan. Mediokrit dhe të korruptuarit ose duhet të japin dorëheqjen ose të përqafojnë ndryshimin radikal. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë prioritet mbi interesin individual, derisa Shqipëria të arrijë një nivel të arsyeshëm të prosperitetit edhe përtej nivelit të saj aktual.
b.p
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al