Dy drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku nuk ndalen në vjedhjen e tyre në përpjekje për të rritur sa më shumë klikimet.
Në mënyrë të paskrupullt ata kanë vjedhur sot sërish një opinion të Fatos Lubonjës, i shkruar ekskluzivisht për Gazetën Panorama.
Për të disatën herë ky portal publikon të plota opinionet e analistit të Panorama, megjithëse në fund të çdo shkrimi të Lubonjës, është i vendosur shënimi “Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa lejen e gazetës”.
Edhe ky shënim nuk i ka penguar aspak Lubonjën e Bushatit të vjedhin shkrimin me titull “Brexit, postdemokracia dhe Shqipëria”.
Gazeta “Panorama” ka përgatitur tashmë dosjen dhe do t’i drejtohet gjykatës për vjedhjet e shumta që janë është bërë nga portali “lapsi.al” duke kërkuar dëmshpërblimin e humbjes së shkaktuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al