Anija me 27 persona në Vlorë pëson defekt, Policia Kufitare i vjen në ndihmë! Shpëtohen edhe 2 shtetas finlandezë në “Shpellën e Piratëve” dhe babë e bir në Durrës

Jul 29, 2023 | 18:33
SHPËRNDAJE

Shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë dhe në Durrës iu kanë ardhur në ndihmë në 3 raste, disa shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

reuuu

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se efektivët u kanë ardhur në ndihmë 27 shtetasve që po udhëtonin me anije turistike pranë Karaburunit, teksa anija e tyre pësoi defekt.

Gjitashtu në “Shpellën e Piratëve”, Policia u ka ardhur në ndihmë 2 shtetasve finlandezë që udhëtonin me kanoe, për shkak të dallgëve.

Edhe në Durrës, ku dy shtetas (babë e bir) që po laheshin në det rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë.

Reagimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë dhe në Durrës iu shkojnë në ndihmë në 3 raste, disa shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

-Mesditën e sotme, një shtetase ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, pasi anija turistike me të cilën ajo po lundronte bashkë me 27 shtetas të tjerë, kishte pësuar defekt, në zonën e Karaburunit.

Disa minuta më pas, 2 shtetas finlandez kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në zonën e quajtur “Shpella e Piratëve”, kishin humbur kontrollin e mjetit lundrues kanoe, për shkak të dallgëve, dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.

Menjëherë, dy skuadra të Policisë Kufitare Vlorë janë nisur bashkë me mjetet lundruese të Policisë Kufitare, në vendet ku kishin ngelur në det dy mjetet lundruese.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë Kufitare ka bërë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen në breg të mjetit lundrues anije turistike me 28 pasagjerë në bord dhe të mjetit lundrues kanoe me të cilin lundronin dy shtetasit finlandezë.

-Gjithashtu, në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det. 44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorrën në breg dhe iu dha ndihma e parë.

Të gjithë shtetasit që rrezikuan që mbyteshin në det, aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare, që i shkuan në ndihmë në kohë rekord.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura