Anila Çela ikën nga “Vizioni i Pasdites”, ja këngëtarja e njohur që do e zëvendësojë

Feb 2, 2019 | 11:35
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, televizioni “Vizion Plus” lajmëroi se do të rikthejë në ekran një emision tonin të preferuar.

nga e para

Është fjala për “Nga e para”, që kur u transmetua për herë të parë rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me misionin e tij për të rindërtuar shtëpitë e njerëzve në nevojë.

Ata i shndërronin ato në shtëpi luksoze dhe me hapësirë të mjaftueshme për të jetuar. Në atë kohë moderatorë ishte Valbona Selimllari, por tashmë është një tjetër emër i njohur i ekranit.

nga e para1

“Nga e para” do të rikthehet me moderatore Anila Çelën. Lajmi është konfirmuar nga “Vizion Plus” në faqen zyrtare, duke zbuluar se rikthimi do vijë me disa ndryshime të vogla.

anila

Ndërkohë kujtojmë se Anila Çela ka drejtuar deri në këtë moment programin “Pasdite në Vizion Plus” dhe ka një karrierë të gjatë në këtë televizion.

Por lind pyetja se kush do të jetë ajo që do të zërë vendin e Alines te emisioni i pasdites? Burime për “Panorama Plus” kanë zbuluar se drejtimi i “Vizioni i Pasdites” do t’i besohet këngëtares së njohur Evi Reçi.

evi

Kjo e fundit ka eksperiencë në fushën e gazetarisë, pasi ka punuar në radio dhe në një gazetë italiane disa kohë më parë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura