“Anila Denaj meriton 5 vite burg, por u ‘shpërblye’ duke u bërë ministre”- Berisha: Anuloi tenderin për ‘Eco Park Durrës’ me pretekstin e tërmetit, kontrata u lidh me negociata të mbyllura

Nov 17, 2023 | 12:50
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzoi Anila Denajn se anuloi tenderin për ‘Eco Park Durrës’ me pretekstin e tërmetit 3 ditë përpara mbylljes së afatit.

sali berisha1

Por Berisha theksoi se tenderi u zhvillua 3 ditë më vonë pa garë dhe kontrata u lidh me negociata të mbyllura.

Sipas ish-kryeministrit, Anila Denaj meriton të paktën 5 vite burg për këtë akt korruptiv, por shoi se ajo u shpërblye duke u bërë ministre.

Sali Berisha: Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park.

Një aferë korruptive si në filma. Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze.

Anulohet tenderi 3 ditë përpara mbylljes së afatit. Anila Denaj për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg. Minimumi, shpërblehet dhe bëhet ministër. Ke pasoja, nuk mund të anulosh tenderin. Pa një shkak ligjor, nuk e bën kurrë.

Anuloi tenderin, katër kompani serioze. Nuk ka rëndësi. Na ra tërmeti, tha. Se na ra tërmeti, një javë deshi kjo punë, sa u anuluan ato, për të kontraktuar pa tender, atë që donin. A ka abuzim më të madh se kjo? Preteksti i tërmetit. Do të shihni ju pretekstet e tyre si janë. Ky ishte pretekst madhor dhe çdo njeri mendon se tani nuk do u përkushtohen këtyre eko parqeve, por do merren me tërmetin.

Jo, tre ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. Se ishte pazari. Rikthehet pazari pra. Se duhet të ndajnë paratë. Më falni, 19 milionë euro. Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugales, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin.

Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me keq vendosmëri këtë proces. Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave.

Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura