Anjeza Branka: Historia e vilës sime luksoze

Jul 8, 2015 | 14:06
SHPËRNDAJE


‘’Të kam xhan, Papi, Ani ani, Dashuria da da da, Nizma’’ ishin këto projektet që e rikthyen aktive në skenën muzikore këngëtaren e njohur, Anjeza Branka. Me një fizik që lakmohet nga femrat e dëshirohet nga meshkujt, ajo shfaqet duke provokuar. Këto ditë në qarkullim në rrjetet sociale janë edhe foto të vilës së saj personale, të cilën e ka ndërtuar për qejf të babait.

Ke lançuar disa hite brenda një kohe të shkurtër, si e sheh suksesin e tyre dhe çfarë je duke përgatitur këtë periudhë?
Pas një pauze të gjatë, patjetër që ndihem e lumtur se si këto projekte janë pritur nga publiku. Sodisfaksionin më të madh e kam marrë nga kënga ‘’Nizma’’, që vazhdon të pëlqehet.

Shfaqesh nëpër koncerte dhe je shumë aktive, je rikthyer në muzikë me kohë të plotë?
Absolutisht po. Siç e thashë, pas një pauze të gjatë, kam punuar për të sjellë materiale ashtu siç dëshiroja unë që të justifikohesha te publiku për këtë pritje.

Mendon se këngët e bukura dhe klipet ekstravagante e bëjnë këngëtarin më të kërkuar?
Nuk është e thënë, një këngë mund të bëhet hit edhe pa klip. Thjesht duke u promovuar në festivale apo nëpër radio.

Sa e vështirë është për një femër beqare të menaxhojë këto punë?
Shumë. Pothuajse të gjitha këngëtaret që njoh, janë menaxhere të vetes së tyre, ashtu si edhe unë.

Mendon se ka rënë puna nga mbrëmjet muzikore, pasi shumica e këngëtarëve kanë hapur bizneset e tyre?
Mendoj se jo. Ndoshta kërkojnë pauzë nga muzika dhe e gjejnë veten në diçka tjetër.

Këto ditë po qarkullojnë foto të një vile luksoze, është nën pronësinë tënde?
Po patjetër e imja, si mund të deklaroj diçka që nuk më përket mua e sidomos një pronë private.

E ke ndërtuar për të jetuar më qetë larg nga apartamentet e zhurmshme?
Ka qenë përzgjedhja e babait tim një vilë e tillë.

Çfarë pasurie tjetër zotëron, përveç kësaj?
Pasuria jo materiale më e madhe dhe e vetmja në botë është djali im, që nuk ka gjë që e zëvendëson.

Të shohim shpesh në udhëtime dhe kjo është pjesë e luksit, sepse jo çdokush mund t’ia lejojë vetes në këto kohë krize.
Unë kam jetuar jashtë që në moshë të vogël dhe jam mësuar. Tashmë udhëtimet janë pjesë e pandashme e imja.

Çfarë makine ke, e çfarë do kishe dashur?
Chrysler. Për momentin ndihem shumë komode me këtë që kam, por kur të më mërzitet do zgjidhja një “Jeep Wrangler”.

Ndërkohë, kemi parë dhe fotot e reja ku tregon një fizik për t’u lakmuar, si i mbani linjat e trupit?
Bëj një jetë aktive, dal dhe nuk më pëlqen të qëndroj në një vend për shumë kohë. Pra, shëtis shumë, mundohem t’u largohem ushqimeve të gatshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura