Antony Blinken mbërrin në Shqipëri, Ministri i Jashtëm: Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik me SHBA-në vetëm forcohet

Feb 15, 2024 | 11:48
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reguar pas mbërritjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.

Antony Blinken Igli Hasani

Hasani i ka shprehur mirëseardhjen, ndërsa thekson rëndësinë e partneritetit të bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me SHBA-në, nsërsa shprehet se vetëm do të forcohet.

“Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan ai në “X”.

Reagimi i Hasanit

Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi kemi mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura