Arbër Hajdari dhe partnerja e tij kurorëzojnë dashurinë 4-vjeçare në martesë, dalin fotot nuses me vellon e bardhë

Oct 1, 2022 | 13:03
SHPËRNDAJE

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli i japin sot fund beqarisë.

Vlera Devolli arber hajdari

Çifti, të cilët janë në një marrëdhënie prej më shumë se katër vitesh, do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

arber hajdari

Teksa ditën e djeshme, Arbër Hajdari postoi një foto me kostumin e dhëndrit, sot janë publikuar foto e nuses veshur me fustanin e bardhë dhe vello.

vlera devolli

Vajza e biznesmenit, Blerim Devolli ka zgjedhur një fustan dhe grim të thjeshtë për ditën e saj më të bukur.
Vlera Devolli1

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij u njohën në fondacionin e tij “Fundjavë ndryshe”.

Vlera Devolli2

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri disa kohë më parë në një intervistë ku zbuloi si është njohur më partneren e tij.

Vlera Devolli3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura