Një person është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet për kultivimin e lëndëve narkotike. Në pranga u vendos Luan Uka ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij Përparim Uka.
Policia njofton se gjatë kontrolleve në fshatin Lufaj të Mirditës, është konstatuar se Luan Uka kishte kultivuar kanabis. Nga kontrolli i bërë në banesën e tij, iu gjetën dhe një armë automatik dhe municion luftarak.
Në kërkim u shpall i biri i tij, Përparim Uka i cili në muajin prill, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë qëlluar me qytën e armës një 23-vjeçar, ngjarje e ndodhur në Kurbin.
Babë e bir akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në djali i tij, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lufaj, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi L. U., i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu është shpallur në kërkim policor djali i tij, shtetasi P. U., banues në Lufaj, Mirditë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Gjithashtu, shtetasi P. U., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 23.04.2021, ka plagosur me qytën e armës shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për shtetasin L. U., dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ‘Kanosja”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” për shtetasin P. U.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al