“200 euro për provim”/ Arrestimet e dekanit dhe pedagogeve në Elbasan, prokuroria: Si nisën hetimet

May 9, 2018 | 12:41
SHPËRNDAJE

Nje operacion policor kunder korrupsionit ka vene ne pranga 7 persona ne Elbasan, mes te cileve dekanin e fakultetit ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”, dy pedagogë dhe kater sekserë. Dyshohet se studentet jepnin 200 euro per provim, tek keta pedagogë.

universiteti-elbasanit

Ne nje njoftim per mediat, prokuroria ben me dije se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal datë 20.09.2017, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 245/1 paragrafet 1 dhe 2 të K.Penal.

Ky procedim është bashkuar edhe me procedimin penal nr. 1702 të vitit 2017 për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 245/1 në ngarkim të personit nën hetim Petrit Kodra, të regjistruar gjithashtu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Procedimi penal është filluar kryesisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, nga procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori.

Hetimet janë kryer në vijimësi nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan.

Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, është arritur të krijohet dyshimi i bazuar në prova se nga ana e disa shtetasve dhe profesorëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, janë kryer veprime që inkuadrohen në veprën penale të “Ushtirmit të ndikimit të paligjshëm ndaj eprsonave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal.

Me vendimet e datës 08.05.2018, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë pranuar kërkesat e prokurorit të çështjes për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasit si më poshtë:

1.      Albert Riska – me detyrë pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

2.      Elvira Lumi – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

3.      Erjola Calja – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

4.      Petrit Kodra – shtetas

5.      Admirim Kala – shtetas

6.      Adem Ngjela – shtetas

7.      Marjus Calja – shtetas.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbrëmjen e datës 08.05.2018.

Këta persona dyshohet se ushtronin ndikim te pedagogët apo pranonin ndikime nga shtetas të ndryshëm me qëllim favorizimin për nota kaluese për studentët e këtij universiteti në Fakultete të ndryshme kundrejt shpërblimeve të padrejta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura