Arrestimi i Ermal Hoxhës, reagon familja: Duan të diskreditojnë emrin e Enverit

Jan 15, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE

Ilir dhe Teuta Hoxha

Pas arrestimit të nipit të Enver Hoxhës në operacionin anti drogë ka reaguar edhe familja e tij. Në një deklaratë për mediat Ilir dhe Teuta Hoxha shprehen se ndalimi i djalit të tyre ka për qëllim të vetëm disrektitimin e emrit të Enverit.

Sipas tyre e njëjta gjë ndodhi edhe pak vite më parë kur djali tjetër u akuzua për një përplasje me armë në Tiranë ndërkohë që ishte duke festuar në një festë familjare.

Deklarata e plotë

Arrestimi i djalit tonё Ermal Hoxha, qё ndodhi dje, mё datё 14-1-2015, ka pёr qёllim tё vetёm, diskreditimin e emrit tё Enver Hoxhёs.

Nuk ёshtё hera e parё qё kjo gjё i ndodh familjes sonё.

Para katёr vjetёsh policia donte tё implikonte djalin tjetёr tonin, duke e akuzuar si pjesёmarrёs nё njё konflikt me armё, kur ai nё kohёn qё kishte ndodhur incidenti, ishte bashkё me ne, prindёrit e tij dhe me 30 tё ftuar tё tjerё nё njё festё familjare.

Po kёshtu, ndodhi edhe me Ermalin, qё del njoftimi nё media me burim nga Prokuroria, qё ёshtё zёnё me drogё dhe me njё shumё tё madhe parash nё njё makinё foristradё tё zezё, nё afёrsi tё Elbasanit. Nё njё kohё, qё Ermali ndodhej nё Durrёs nё shtёpinё e prindёrve tё gruas.

I njejti skenar, pёr ta inkriminuar.

Dhe pritej qё diҫka tё ndodhte, kur Enver Hoxha nё kёtё 70-vjetor tё Ҫlirimit, u anatemua nga tё gjitha forcat politike, tё djathta dhe tё majta.

Egёrsisht e quajtёn monstёr dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitё ia ndaluan me dhunё shtetёrore. Edhe kjo qё ndodhi dje, ёshtё nё vazhdёn e persekutimit qё i bёhet familjes sё tij. Tani qё nipёrit e tij, janё bёrё madhorё, persekutimi po bie mbi ta.

Urojmё qё drejtёsia tё veprojё e pavarur nga segmentet e politikёs.

Ilir – Teuta Hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura