Arrestohet në Zvicër ish-manjati i naftës Rezart Taçi, akuza për mashtrim

May 9, 2016 | 15:41
SHPËRNDAJE

Ish-manjati naftës në Shqipëri Rezart Taçi është arrestuar në Zvicër. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga shkresat, që avokati mbrojtës ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, në procesin penal ndaj Taçit për akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve”, shkruan “ABC News”.

240709-sport-calcio-al centro Rezart Tai nuovo proprietario della squadra del Bologna oggi all'uscita dal ristorante Diana-foto Nucci/Benvenuti

Burimet thonë se avokati, ka dorëzuar në Gjykatë aktin e përfaqësimit, që Rezart Taçi i ka dhënë noterit nga ambientet e një paraburgimi në Gjenevë të Zvicrës.

Nga ky akt-përfaqësimi, ish-manjati i naftës kërkon të përfaqësohet dhe mbrohet në Shqipëri nga avokati Fatmir Brraka. Nuk jepen shumë detaje për shkakun e arrestimit apo kohën e prangosjes.

Por burimet nga Interpol Tirana i thanë ABC NEWS se ndalimi i Taçit është bërë me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Ky hetim, ka nisur thonë burimet pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”.

Të cilët me kompaninë e Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009.

Për llogari të këtij hetimi, burimet thonë, se më 5 maj 2014 në Shqipëri, autoritet e zviceriane kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, për kryerjen e disa veprimeve hetimore.

Mes tyre sekuestrimin e kontratave të kompanisë së Rezart Taçit, verifikimin e llogarive bankare të kompanive dhe personalet, disa veprime të tjera bankare dhe pyetjen me cilësinë e dëshmitarëve të 4 personave, mes tyre motrën e Rezarta Taçit dhe nipin e tij.

Të gjitha këto veprimet hetimore, thonë burimet kanë përfunduar në Shqipëri dhe i janë dërguar autoriteteve të drejtësisë zviceriane, të cilët kanë arrestuar Taçin në një nga aeroportet e vendit.

Nga ana tjetër, në procesin gjyqësor në Tiranë, që treshja gjykuese e zhvilloi pa praninë e mediave, avokati i Rezart Taçit kërkoi që klienti i tij të gjykohet, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, por duke mos pranuar akuzën e “mospagimit të taksave dhe detyrimeve tatimore”.

Kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata, duke i dhënë fjalën prokurorit të lexojë kërkesën për gjykim.

Më pas, seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorit të çështjes të pregatisë konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Rezart Taçi, i cili nga mospagimi i taksave dhe detyrimeve tatimore me cilësinë e administratorit të ARMO-s për 4 vite, që dyshohet se i ka sjell shtetit shqiptar një dëm prej rreth 6 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura