Gjatë kohës që ishte pjesë e lojës së Big Brother VIP, Arta Kabashi preferoi që të qëndronte disi e tërhequr, duke preferuar mos të krijonte konflikte. Megjithatë, gjithnjë këngëtarja nga Kosova, ia doli që të dëgjohej zëri i saj.
Kur ishte pjesë e lojës, Arta pak zgjodhi që të fliste për jetën e saj private. Në rrjetet sociale qarkulloi një video, ku dëgjohet Arta Kabashi, e cila teksa po bisedonte me Vesën dhe Riken iu ka treguar vajzave që i ka kërkuar produksionit që të dalë jashtë shtëpive vetëm për një natë. Mesa duket këngëtarja dëshironte të takonte të dashurin e saj, megjithëse produksioni i ka thënë asaj që mund t’ia sjellin partnerin në shtëpi, megjithëse Arta u shpreh se ata po bënin shaka.
“Iu thashë që kisha pasur dëshirë të dilja veç një natë jashtë. Këta thanë ta sjellim brenda po ndoshta vetëm kanë bërë shaka”, u shpreh banorja.
Por, nuk zgjodhi që të zbulonte më shumë detaje rreth personazhit në fjalë. Tashmë, që është jashtë, artistja, zbuloi edhe disa të tjera. E ftuar në radio, ajo foli për jetën private, si dhe për lojën e “Big Brother”.
“Nëse do të isha në vendin e Gracianos do të zgjidhja tre lojtarë të fortë asaj kohe siç ishin Romeo, Juli dhe Ilnisa. Mund ta kishte ndryshuar të gjithë lojën, por bëri zgjedhje personale”, u shpreh artistja.
E pyetur pak rreth jetës së saj private, nëse këngëtarja është apo ka qënë në një lidhje dashurie siç është nënkuptuar nën rreshta me një bisedë me Meritonin, bukuroshja pohoi:
“Fillimisht, Meritoni më ka pyetur a kam qenë ndonjëherë e dashuruar dhe unë i kam thënë: ‘Po, shumë’. Ai më ka pyetur nësë kam qënë dashuruar me një ‘shkronjë të caktuar’ dhe ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër, sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk ka qenë nga bota e muzikës”. (Më pas, Arta gjatë bisedës, si dhe më lart e la të kutpohej se kjo është një lidhje që ka qënë kohë më parë, por jo tashmë).
Por sipas “Revista Koso varja”, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin e njohur Blerim Destani. Nga burimet tona, mundëm të mësonim se Arta dhe Blerimi kanë qenë në një lidhje, por tashmë janë ndarë. Dyshja kanë qenë së bashku për disa kohë, duke pasur një lidhje të qëndrueshme, por tashmë gjithçka ka mbaruar dhe madje të dy nuk janë ndarë edhe shumë mirë. Për miqtë e afërt, kjo lidhje dihej, madje si një raport i konsoliduar, por duket se gjithçka ka përfunduar muaj më parë mes të dyve, duke lënë pas edhe hatërmbetje.
Sot, Arta dhe Blerimi nuk kanë më asnjë raport, ndonëse në media përflitet se janë ende të lidhur. Sipas burimeve, bëhet me dije se Blerim Destani jo vetëm që është bërë baba, por partnerja e tij (të cilën ai s’e ka bërë kurrë publike) ka sjellë në jetë binjakë. Ai e ka mbajtur gjithnjë larg medias jetën e tij private dhe duke qenë se ai jeton prej vitesh larg trojeve shqiptare edhe për median ka qenë e vështirë të dihet rreth jetës së tij familjare. Vetë Blerimi, në daljet e tij është përqendruar vetëm në angazhimet profesionale, duke preferuar që mos të flas kurrë për jetën private, por lajmet e fundit rreth tij dhe Artës, kanë bërë që të kthehet edhe njëherë vëmendja drejt tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al