As Haland dhe as Mbape, ja kush është futbollisti më i shtrenjtë në botë

Jan 5, 2024 | 12:29
SHPËRNDAJE

Ashtu si çdo fillim viti, CIES Football Observatory ka zbuluar futbollistët më të shtrenjtë për momentin.

belingham01

Në vendin e parë ndodhet ylli i ri i Realit të Madridit, Xhud Belingham, i cili vlerësohet 267.5 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Erling Haland me 251.2 milionë euro.

Podiumi plotësohet nga Vinicius Zhunior me 250.3 milionë euro, ndërsa vendi i katërt dhe i pestë ndahen mes Rodrigos (247.9) dhe Bukajo Sakës (223).

Sa i përket Kilië Mbapes, ai nuk është as në Top 10, me sulmuesin francez që vlerësohet vetëm 106.2 milionë euro.

541654o

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura