Një diplomat i lartë rus ka thënë se plani i BE-së për të kanalizuar fitimet nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë do të kishte pasoja “të paparashikueshme”, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Sipas TASS, Kirill Logvinov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE në Bruksel, u tha gazetarëve rusë: “E vetmja gjë e parashikueshme është se ata në BE do të detyrohen herët a vonë t’i kthejnë vendit tonë atë që është vjedhur”.
Kujtojmë se në mars, Komisioni Evropian propozoi transferimin në Ukrainë të fitimeve të krijuara nga aktivet e bankës qendrore ruse të ngrira në Evropë.
Plani do të shihte që 90% të kanalizohej përmes fondit Evropian të Paqes për të blerë armë për Ukrainën.
Pjesa tjetër do të përdoret për rikuperim dhe rindërtim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al